Liburn Aliu: Mashtrimi i Haradinajt për pagat më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij.
“Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Kryeministri Haradinaj gjatë një takimi me minatorët në Mitrovicë, ka thënë sot se ka kërkuar nga ligjvënësit që t’i zvogëlojnë rrogën atij.