Liburn Aliu pezullon ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë

0
207

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës ka pezulluar ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë.

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Klinë përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke treguar se pavarësisht përpjekjeve dhe presionit të pozitës në Klinë për të filluar ndërtimi i fabrikës së çimentos, ndërtimi është pezulluar.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës ka marrë vendim që të: PEZULLOHEN lejet dhe pëlqimi i operatorit Wallingford International Kosova L.L.C për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Komunën e Klinës”, thuhet në postimin në Facebook.

Postimi i plotë:

KLINA NUK ËSHTË PRONË E JOTJA, KRYETAR

Të dashur qytetarë të Komunës së Klinës,

Me gjitha përpjekjet dhe presionit të pozitës në Klinë për të filluar ndërtimi i fabrikës së çimentos në dëm të qytetarëve të Klinës, thuajse Klina është pronë private e dikujt, e për ti ikur përgjegjësisë, na lejoni të ju njoftojmë se:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës ka marrur vendim që të: PEZULLOHEN lejet dhe pelqimi i operatorit Wallingford International Kosova L.L.C për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Komunën e Klinës.

Reagimi qytetar sapo fitoj një betejë ndaj vendimeve të pushtetit aktual lokal.