Liderët e koalicionit mblidhen në Presidencë

Para pak çastesh liderët e koalicionit qeveritarë janë mbledhur në Presidencë.
Burime të lajmi.net bëjnë me dije se presidenti Hashim Thaçi dhe liderët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sërish në Presidencë.
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit dhe shkuar drejt zyrës së Thaçit.
Po ashtu këto burime bëjnë me dije se temë diskutimi e këtij takimi është dialogu me Serbinë. /Lajmi.net