Lideri Suprem i Iranit do të falë 10 mijë të burgosur

0
178

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, do t’i falë 10,000 të burgosur përfshirë edhe politikë në nderë të vitit të ri iranian të premten, ka raportuar televizioni shtetëror.

“Ata që do të falen nuk do të kthehen në burg… edhe pothuajse gjysma e atyre të burgosurve që kanë të bëjnë me sigurinë do të falen”, tha zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, të mërkurën për televizionin shtetëror, raporton Reuters.

Të martën, Esmaili tha se Irani përkohësisht liroi 85,000 persona nga burgu, përfshirë edhe të burgosur politikë, për shkak të epidemisë së koronavirusit, transmeton KOHA.

Esmaili nuk tha nëse punëtori humanitar britaniko-iranian, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, i cili ishte liruar përkohësisht nga burgu të martën për dy javë, ishte në mesin e atyre që do të falen.

SHBA-ja ka kërkuar nga Irani të lirojë dhjetëra të burgosur me dy shtetësi dhe shtetas të huaj që mbahen kryesisht nën akuzat për spiunim, duke thënë se Washingtoni do ta mbajë qeverinë e Teheranit direkt përgjegjëse për çdo vdekje amerikanësh.