Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku arrestimet nga EULEX-i i ka quajtur spektakle e skandale, shkruan Fokusi.info.
Klinaku kërkon që shteti i Kosovës duhet të reflektojë thellë.
Postimi i plotë:
Dje:
Policë të armatosur rëndë e me maska e arrestuan Salih Mustafën – Calin, i cili para disa muajve u ftua nga gjykata dhe i disciplinuar iu përgjigj ftesës dhe u intervistua në mënyrë të civilizuar!
Sot:
Dhjetra policë të armatosur rëndë e me maska hynë në zyrat e OVL të UÇK-së, të cilat gjenden në qendër të qytetit, dhe bastisën e arrestuan në mënyrë spektakulare Kryetarin dhe anëtarin e Kryesisë, të cilët legalisht, gati për çdo ditë, mbajnë konferenca për media dhe nuk fshihen e nuk ikin nga askush!
Të dyja këto spektakle e skandale!
Sheteti i Kosovës duhet të reflektojë thellë!