Limaj: Bala dha kontribut të madh në luftën e lavdishme të UÇK-së

0
236

Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se vdekja e Haradin Balës është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Kosovën në përgjithësi.

Limaj tha se i ndjeri Bala ishte njeri i drejtë, punëtor dhe dha kontribut të madh në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit të vendit.

“Ishte njeri i drejtë dhe punëtor.  Ai dha kontribut të madh edhe në forcimin dhe konsolidimin e partisë tonë, Nisma. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për të. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bala”, shprehet Limaj.