Limaj deklarohet pas takimit me Mustafën

0
243

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se do ta mbështes kryetarin e LDK-së në nismën e kësaj partie, për të rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit.

Ai pas takimit me Mustafën, ka thënë se do te ndjekin të gjitha procedurat ligjore që ky mocion të konkretizohet.

“Patëm një takim me Isa Mustaafën biseduam për zhvillimet e fundit është përcjell mocionin e mosbesimit do të marrim pjesë në këtë mocion dhe do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë.

Ishte konkludim i përbashkët që do të bëhet shumë shpejtë dhe besoj që shumë shpejtë do të jetë në Parlamentin e Kosovës pasi të kryhen procedurat për nënshkrime dhe kërkesa për seancë”, tha Limaj.