Limaj: I kemi numrat për Demarkacionin

0
230

Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përsëritur se koalicioni sot i ka numrat dhe do të miratohet marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi.

Ai ka thënë në hollin e Kuvendit se hedhja e gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes është shprehje e pakënaqësisë.
“Është shprehje e pakënaqësisë, me rëndësi është zhvilluar debat shterrues. Jemi në finale të votimit, dihet qartë kush është “për” e kush “kundër”. Natyrisht që ka deputetë të pakënaqur”.
Limaj nuk ka pranuar të tregojë se cili është deputeti i 80-të që pritet të votojë “pro” Demarkacionit.
“Deputetët të kryejnë punën e tyre, të mbyllin këtë temë dhe të fillojnë të merren me tema tjera. 80-shi vjen prej deputetëve të Parlamentit të Kosovës”, ka deklaruar Limaj.