Limaj: Jemi për negocimin e taksës

Bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedime, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, kanë treguar se SHBA u ka ofruar mundësinë që ambasadori amerikan në Beograd, të negociojë në emër të Kosovës.
Të ftuar në Klan Kosova, Limaj ka bërë të ditur qëndrimin e tij për taksën, duke pohuar se kërkon negocimin e  taksës, pasi sipas tij situata e tanishme nuk ofron zgjidhje.

“Sot ju kemi thënë se taksa vetvetiu nuk hiqet. Serbia duhet të plotësojë kërkesa deri te heqja. Ata thanë, në rregull. ‘Çfarë ne duhet ne t’i kërkojmë Serbisë që të hiqet taksa’, thanë. Janë të gatshëm që të negociojnë që edhe pala serbe të bëjë lëshime. Ajo që na u tha edhe sot: çfarë kërkoni ju që të hiqet taksa? Ne kemi shumë kërkesa, Serbia të ndalë veprimet e veta agresive, qarkullimi i lirë, tabelat. Sot u bisedua edhe largimi i trupave serbe nga kufiri me Kosovën. Na thanë ‘Nuk po kërkojmë ta largoni taksën, por që Kosova t’i vë kërkesat e veta’. Kemi thënë se nuk është i mirë kushtëzimi. Përdorja e taksës si kusht është shembull i keq nga ana e Serbisë”, ka thënë Limaj.