Limaj: Në vend që të koordinohen opozita, PDK-ja bashkohet me VV-në

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një intervistë për emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, ka komentuar takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, në vend që të koordinohet opozita mes vete, ka pasur një koordinim mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është e parend. Ka hy aty ku nuk duhet. Me fol me gjuhën e kryeministrit Kurti sa ka qenë në Opozitë, nga kafet nuk shkarkohet parlamenti, nga skutat nuk deformohet vullneti i qytetarëve. Ky është veprim puç institucional ku dy njerëz mblidhen atje dhe për kalkulimet e tyre personale marrin vendime për diçka që atyre s’ju takon. Kush janë ata me marrë vendim me shpërnda parlamentin”, tha Limaj, transmeton Klankosova.tv

Limaj ndër tjerash tha se PDK-ja ka rënë në “kurthin” e Albin Kurtit.

Lini një Përgjigje