Limaj: Po përballemi me një situatë të rëndë, Qeveria mblidhet edhe sot

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka pranuar që Kosova është në një situatë tejet të rëndë, por beson se Qeveria deri më sot nuk ka bërë rrugëtim të gabuar dhe se do ketë zgjidhje edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, transmeton Gazeta Metro.
Limaj me këtë rast ka konfirmuar se Qeveria mblidhet edhe sot në konsultime, për disa tema.
Qeveria edhe sot është në konsultime për disa tema. Natyrisht kur është në pyetje buxheti gjithmonë kemi tensione dhe kërkesa. Kemi edhe ne disa telashe dhe probleme që do t’i diskutojmë dhe besoj që deri nesër do të gjejmë rrugë edhe për disa probleme me ligjet që do të votohen. Në fund është edhe ligji për buxhetin dhe besoj që edhe ato kërkesa nesër do të jemi të gatshëm për ato”, tha ai.
Limaj ka thënë se  edhe sot koalicioni qeverisës është duke diskutuar ende për ligjet që do të votohen nesër në Kuvend.
“Brenda koalicionit kemi ende diskutime për ligjet që besojmë që duhet të jenë ato ligje. Unë besoj që do të gjejmë rrugë që nesër të jemi gati për buxhet”, tha ai.
Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet disa ligje të rëndësishme për vendin.

Lini një Përgjigje