Liridona Vejseli shpërblehet për Gazetari Hulumtuese

Sot janë ndarë çmimet në gazetarinë hulumtuese “Nikolla Mlladenov”. Gazetarja e njohur investiguese, Liridona Vejseli ka marrë vendin e tretë për storien më të mirë hulumtuese.

Kujtojmë që Liridona Vejseli ka realizuar një sërë investigimesh, ku kanë reaguar institucionet por edhe eshte animuar opinioni. Gazetarja investiguese zotohet që do të jep kontributin maksimal në hulumtimin e rasteve ku dyshohet që ka dorë pushteti dhe bëhet fjalë për raste të montuara.

Në konkursin e këtij viti janë paraqitur 38 autorë, me gjithsej 60 storie të punuara në 154 tekste. Ky çmim jepet për të 17 herë në Maqedoni. /Almakos/