Lirohen dy pjesëtarët serbë të FSK-së nga autoritetet e Serbisë

Janë liruar dy pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët ishin ndaluar në mëngjes nga autoritetet serbë në pikë kalimin kufitarë të Jarinës.
Klan Kosova ka mësuar se pjesëtarët e FSK-së, Alen Ujkanoviq dhe Anel Ujkanoviq, të cilët ishin nisur për t’i vizituar familjarët e tyre në Novi Pazar, janë intervistuar nga autoritetet e Serbisë për më shumë se tre orë.
“Pjesëtarët e FSK-së, Alen Ujkanoviq dhe Anel Ujkanoviq janë liruar nga autoritetet e Serbisë pas një intervistimi që ka zgjatur rreth tre orë”, ka thënë për Klan Kosova, Gjenerali Rrahman Rama.
“Tani ata ndodhen tek familjarët e tyre në Novi Pazar dhe pritet që të kthehen nesër në Kosovë”.
“Sipas informacioneve që kemi, ata janë pyetur për gjëra të zakonshme rreth pozitës që mbajnë në FSK dhe gjërave që ata bëjnë”.

Lini një Përgjigje