Lirohet nga burgu Komandant Çakalli

Pas 14 viteve qëndrimi në burg është liruar sot nga burgu i Idrizovës , Avdil Jakupi, i njohur gjatë luftës në Maqedoni si Komandant “Çakalli”.

“Pas 14-VITE E DY MUJ DOLA NGA BURGU JU FALNDEROJ!!-ATYRE QE KET KOh ISHIN ME MUA”, ka shkruar Çakalli në rrjetin social “Facebook”.

Avdil Jakupi “Çakalli” ka qenë i dënuar me 22 vite burgim gjoja se kishte minuar trenin e vijës Athinë-Beograd. Jakupi në atë kohë ishte në arrati dhe kishte kidnapuar dy policë maqedonë. Ai ishte arrestuar në Ferizaj nga Interpoli dhe ishte transferuar me helikopter nga Prishtina për në Shkup.