Lirohet nga burgu, pas tre minutash kryen krimin e radhës

Rekordi i ri për periudhën më të shkurtë në liri është thyer nga Lewis Casey Luis nga Florida, i cili u arrestua përsëri vetëm disa minuta pasi u largua nga burgu, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.

Luis ishte zënë duke u përpjekur të vidhte disa vetura në parkingun e burgut. Siç shpjegoi sherifi i rrethit të Sanit Luis, ky burrë 37-vjeçar u lirua nga burgu të enjten pasi ishte i dënuar për grabitje.

Një polic iu afrua Lewisit në parkingun e burgut duke e pyetur se çfarë po bënte, mirëpo ai pretendoi se po e priste të dashurën e tij. Zyrtari policor vuri re se Lewis kishte të holla dhe cigare për, të cilat nuk supozohej ti kishte me vete duke marrë parasysh faktin se sapo ishte liruar nga burgu. Zyrtarët policor më pas rishikuan pamjet dhe panë që Lewis kishte grabitur brenda një makine.

Lewis u arrestua sërish dhe u akuzua për vjedhje dhe posedim të pasurisë së vjedhur.

Raportet e arrestimit tregojnë se Lewis ishte shumë i zemëruar pasi nuk kishte cigare pas lirimit nga burgu.