Lirohet nga detyra drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka liruar nga detyra, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihaj.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Me kërkesë të patnerit të koalicionit (AAK),  Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar në fillim të këtij mandati”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se me largimin e Salihajt, në Komunën e Prishtinës, tri drejtori kanë mbetur pa drejtor.