Lista serba as me opozitën e as me mazhorancën

0
361

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoti situatën politike e ka quajtur si tejet komplekse, ku sipas tij, Lista Serbe, nuk po e përkrahë mocionin e opozitës por as mazhorancën.

“Mendoj që jemi në një situatë shumë komplekse të funksionimit të institucioneve të vendit. Nga prilli i vitit të kaluar qeveria aktuale e ka humbur shumicën në Kuvend dhe në veçanti nga shtatori i vitit të kaluar kur partneri i koalicionit lista serbe kanë dalë komplet jashtë qeverisë, nga atëherë koalicioni qeverisës funksionon me 52 vota në Kuvend. Në anën tjetër i ka votat që i ka por nuk e ka shumicën prej 61 për të quar përpara mocionin e votëbesimit sepse Lista Serbe nuk është as në Qeveri por nuk e përkrahë as opozitën në mocionin  votëbesimit. Jemi në një situatë që është kompleksë. Në këtë situatë unë mendoj që përgjegjësia e plotë është e Qeverisë, për të reflektuar”, shtuar Hoti.

Siguri për votat e rrëzimit të Qeverisë, LDK-ja nuk ka as për PSD-në. Shefi i deputetëve të LDK-së, nuk komenton veprimet e PSD-së, karshi nënshkrimeve për mocionin e votëbesimit.

“Unë mendoj duhet t’i pyesni ata, nuk mund të flas në emër të tyre. Unë mund të flas në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, atë mund të ju them me kompetencë të plotë është që në atë moment që i sigurojmë 61 vota për të quar përpara mocionin, në atë moment do ta procedojmë. Duhet t’i pyesni ata, nk mund të flas në emëe të ttyre”, ka shtuar Hoti.