Lista Serbe i reagon Ramush Haradinajt

Lista Serbe ka reaguar sot, pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinajt për të shkarkuar ministrin serb Ivan Todosijeviq nga qeveria, duke thënë se ky është një “vazhdim i presionit të liderëve shqiptarë ndaj popullit serb dhe Listës Serbe”.

“Vendimi që për shkak ‘të vërtetës’ të shkarkohet Ivan Todosijeviq është ‘prova’ më e mirë se Prishtina nuk është e gatshme të përballet me të kaluarën, por edhe me vendosmërinë e Listës Serbe që gjithmonë të mbrojë interesat serbe në çdo vend”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, ministri i Administratës së Pushtetit Lokal në datën që kujtonte 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe të turpshme. Ai nuk ka ngurruar t’i quajë shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quajti të trilluar.

Menjëherë pas kësaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Ivan Teodosijeviq. Sipas Haradinajt, është e pa tolerueshme gjuha e përdorur nga ministri serb për masakrën e Reçakut.

“Është e pa tolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviqit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet.

Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, tha Haradinaj.

Lini një Përgjigje