Lista Serbe në Kuvend vetëm sa për t’i shpëtuar mandatet

Deputetët e Listës serbe sot shkurtas kanë qenë të pranishëm në senacën e Parlamentit të Kosovës, me çka e kanë ndërerë bojkotimin e Parlamentit të filluar nëntorin e kaluar, pas vënies së taksës në mallin nga Serbia.

Siç kanë theksuar në kumtesë, ata kanë ardhur në mbledhje në mënyrë që të pengojnë marrjen e mandateve, gjë që sipas rregullores mund të ndodhë në qoftë se më gjatë se gjashtë muaj mungohet nga seancat e Parlamentit.

Ata kanë thënë se me këtë e plotësojnë obligimin e tyre formal dhe se nuk u interesojnë mandatet, por duan që të pengojnë që në vend të tyre të mos sillen “serbët privatë” të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt, citojnë mediet serbe kumtesën e Listës serbe.

Sipas tyre, ata nuk kanë dashur që mandatet e tyre t’u jepen Partisë së Pavarur liberale të Slobodan Petrovicit dhe të mos ndodhë që, siç ka ndodhur sipas tyre, që posti i ministrit të bujqësisë i është dhënë një personi “pa peshë politike e pa mbështetje në trupin votues serb”.