Lista Serbe vendos të merkurën në Beograd se a do të marr pjesë në zgjedhjet në Kosovë

0
206

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shpallur zgjedhjet në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës. këto zgjedhje do të mbahen me 9 maj.

Një takim i përfaqësuesve të shtetit të Serbisë dhe përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova do të mbahet të mërkurën në Beograd, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

Lista Serbe ka bërë të ditur për ‘Tanjug’ se kjo parti, si një forcë politike me gati 100% mbështetje të serbëve nga Kosova, do të vazhdojë të luftojë për çështjet e rëndësishme dhe të ndjeshme, duke marrë vendime në koordinim me Beogradin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet për katër komunat në veri, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, pasi kryetarët e këtyre komunave të udhëhequra nga Lista Serbe, e afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhanë dorëheqje kohë më parë.

Zgjedhjet në këto komuna do të mbahen më datën 19 maj.