Liverpool-Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Kryendeshja e javës së 34-të në Premierligën angleze zhvillohet në pasditën e sotme në “Anfield Road”.

Liverpooli i Jurgen Klopp është nikoqir i skuadrës nga Londra, Chelsea dhe zhvillon ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit.

“Të Kuqtë” insistojnë në fitore për shkak se janë në garë të ngushtë me Manchester Cityn në luftën për titull.

Nga ana tjetër, e domosdosshme është edhe për Chelsean fitorja nëse do një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Dhe pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet startuese.

Edhe për këtë ndeshje, trajneri Klopp ka vendosur ta lë Xherdan Shaqirin në bankën rezervë

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Keita, Salah, Mané, Firmino.

Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Rudiger, David Luiz, Emerson, Kante, Jorginho, Loftus-Cheek, Hudson-Odoi, Willian, Hazard