Liverpool fitoi ndaj Manchester Utd, thellon diferencën edhe më shumë (Video)

Liverpool ka fituar 2 – 0 ndaj Manchester United, në derbin e javës së 23-të në Premierligë.

Liverpool kaloi herët në epërsi nëpërmjet Virgil van Dijk (14’).

Në vazhdim, vendasit shënuan edhe golin e dytë por që u anulua me VAR.

Ndërkohë minutat e fundit, dominimi i takoi Djajve të Kuq që gjithsesi nuk arritën të shënonin golin e barazimit.

Në minutat e fundit, Mohamed Salah (90+3’) vulosi rezultatin përfundimtar pas një kundërsulmi, ku mori një top të bukur nga portieri

Liverpool tashmë shkon në kuotën e 64 pikëve, 16 më shumë se Manchester City në vendin e dytë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.Skuadra e Solskjaer tubon 34 pikë në pozitën e pestë.

https://www.youtube.com/watch?v=uxox8t7RDCo

Lini një Përgjigje