Liverpool ‘rrëshqet’ në garën për titull

Evertoni ka arrit të ndal Liverpoolin në Ligën Premier me rezultat 0-0 në ‘Goodison Park’.

‘Reds’ ishin më të mirë, por nuk e treguan konkret para portës kundërshtare, gjithsesi edhe vendasit ishin të vendosur mirë në fazën mbrojtëse.

Pas barazimit në derbin lokal Liverpooli renditet në vendin e dytë në Ligën Premier me 70 pikë, një më pak se lideri Manchester City. Ndërsa në anën tjetër, Evertoni vazhdon në vendin e dhjetë me 37 pikë.

Në xhiron e radhës Liverpool luan ndaj Burnleyt, kurse Everton kundër Newscastles.