Liverpool triumfon ndaj Southampton (Video)

0
308

Liverpooli e ka fituar në udhëtim ndaj Southampton, me rezultat 1 – 2.

Rezultati u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, me Sadio Mane (45’) që realizoi një gol të bukur.

Pjesa e dytë solli një dominim të plotë nga skuadra e Jurgen Klopp, që shënoi golin e dytë me anë të Robert Firminos (71’).

Ndërkohë, kur pritej që kjo ndeshje të përfundonte me rezultatin 2 – 0, në skenë doli portieri i sapo blerë Adrian.

Ky i fundit bëri një gabim amatoresk, të cilin në gol e shndërroi Danny Ings (83’).

Vendasit u përpoqën ta barazonin rezultatin deri në fundin e ndeshjes, por mungoi konkretizimi.