Liverpooli ndalet nga West Hami, ngushtohet diferenca nga City (Video)

0
464
Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me West Hamin në xhiron e 25-të të Premier Ligës, për t’ia mundësuar Manchester Cityt që ta ngushtojë diferencën e pikëve në vetëm 3 pikë.
Sadio Mané hapi serinë e golave për Liverpoolin në minutën e 22-të, gjashtë minuta para se Michail Antonio të barazonte gjithçka.
Liverpooli mbetet lider në tabelë me 62 pikë, tri më shumë se City që dje fitoi ndaj Arsenalit. I treti është Tottenhami me 57 pikë.