Lladrovci: Dëme jashtëzakonisht të mëdha, evakuohen gjashtë familje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dal në teren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga të reshurat e shiut.

Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet, njofton Klan Kosova.

“Deri më tani janë evakuuar gjashtë familje dhe janë vendosur në hotelet e qytetit, ndërsa ekipet emergjente, FSK-ja, Policia dhe akterë të tjerë, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha në ekonomi familjare, biznese e kultura bujqësore” thuhet në komunikatën e komunës.