Lladrovci, Drenorit: Po të pres në gjyq shpifës!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka ngritur padi kundërkandidatit të tij për kryetar Xhavit Drenori, për siç thotë ai për shpifjet dhe fyerjet që po i bënë me deklaratat e tij.
Në postimin e z. Lladrovci në “Facebook”, tregohet me dokument edhe padia e ngritur.
“Edhe një padi kundër shpifjes dhe fyerjes. Po, tash e deponova padinë e radhës për kundërkandidatin tim nga fushatat zgjedhore, Xhavit Drenori, i cili ka harruar se zgjedhjet janë kryer moti.
Pres nga organet e drejtësisë, t’i japin fund me vendime meritore, shpifjeve dhe fyerjeve të këtij personi, i cili ka tejkaluar çdo normë me deklaratat e tij.
Kam besim se veprimi i shpejtë i organeve të drejtësisë ndaj këtij personi, do t’i ndihmoj ta shoh të vërtetën dhe të ballafaqohet me të gjitha shpifjet që po i bën”.
Po të pres në gjyq shpifës!