Llapi shkruan historinë, për herë të parë fiton Kupën e Kosovës

0
68

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës për sezonin 2021/22 pasi e mundi në finale Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive.

90 minuta mes Dukagjinit dhe Llapit në “Fadil Vokrri” nuk sollën fituesin e Kupës së Kosovës dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në 30 minuta vazhdime, u zhvillua një ndeshje fantastik ku u shënuan dy gola, një dramë e vërtetë.

Të parët në epërsi kaluan Dukagjini me golin e Merlakut në minutën e 113’.

Por, krejt në fund të takimit, për ta dërguar këtë sfidë në penallti, në minutën e 120’, shënoi Prenci.

Nga penalltitë, Dukagjini gabuan dy herë, Llapi vetëm njëherë dhe arriti që të triumfojë 4-3 për të siguruar trofeun e Kupës së Kosovës për herë të parë në hsitori dhe daljen në Evropë.