“Lojnat” rreth demarkacionit

Shkruan: Martin Berisha

Siç e dini, parimi themelore për përmbyllje të një marrëveshje ndërkombëtare është gjithmonë vullneti i mirë i palëve dhe si rrjedhojë palët janë mbretër të procedurës. Pra, në parim, gjithmonë mund të bëhet një aneks shtesë, përveç nëse kjo është e përjashtuar në mënyrë eksplicite në marrëveshjen fillestare ose nëse përmbajtja e aneksit është në kundërshtim me ‘jus cogens’.

Në rastin tonë, marrëveshja e demarkacionit nuk është përfunduar sepse Kosova ende nuk e ka ratifikuar atë. Pra, aneksi nënkupton se do të ishte një kontratë e pavarur krahas marrëveshjes origjinale. Sigurisht, një aneks i tillë mund të përmbyllet nga palët, në të cilat ata përcaktojnë se është e lidhur me vlefshmërinë e kontratës fillestare sapo të hyjë në fuqi (me ratifikim në të dy anët).

Në këtë rast, Kosova duhet të ratifikonte vlefshmërinë e aneksit edhe marrëveshjen origjinale, ndoshta në të njëjtën kohë të dyja, kurse Mali i Zi vetëm aneksin.  Natyrisht, ky aneks/protokoll do të duhej të ratifikohej së pari në Mal të Zi e pastaj në Kosovë. Kjo gjithashtu implikon përdorimin e përkohshëm  të aneksit. Kjo, sigurisht, do të thotë një zgjidhje mjaft e pazakontë, gjithashtu sepse përdorimi i përkohshëm i kontratës, në rastin tonë aneksi, mund të anulohet nga secila palë në çdo kohë me një njoftim të thjeshtë, që është i njëanshëm.

Për shtojce të marrëveshjes ose protokoll duhet të bien dakord  me Malin e Zi. Pa pëlqimin e Malit të Zi, edhe në rast se Kosova i ratifikon të dyja, pra Marrëveshjen +Aneksin, Mali i Zi kurdoherë mund të deklarohet se kjo shtojcë është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, kurse e drejta ndërkombëtare e njeh  vetëm marrëveshjen bazë që e ratifikojnë të dy palët.

Pra, pa pëlqimin e Malit të Zi dhe ratifikimit të shtojces në parlamentin e tij(addendum apo protokol)  të tillë, një procedurë e tillë nuk ka efekt ndërkombëtar.

Sidoqoftë, aneksi mund të lidhet gjithashtu si një kontratë e pavarur, por më lejoni vetëm t’ju kujtoj se  ky rregull vlen vetëm për marrëveshjet shumëpalëshe e që në këtë rast nuk është ashtu, pasi që kemi të bëjmë me marrëveshje dypalëshe në rastin tonë.

Lini një Përgjigje