“Lonelyplanet” bën thirrje që të vizitohet Shqipëria

Familjet e fermave që marrin pjesë në këtë tërheqje janë trajnuar për përgatitjet për një zhvendosje në industrinë e turizmit.

Turistët që e duan kulturën autentike dhe ushqimin vendas, së shpejti do të kenë një mundësi për të zgjedhur një shumëllojshmëri vendesh në Shqipëri dhe për më tepër, për t’i shijuar të dyja këto karakteristika së bashku, shkruan faqja e njohur për turizmin “Lonelyplanet”.

Nga data 8 deri më 10 maj, një koleksion prej gjashtë fermash të reja agroturizmi do t’u hapin dyert vizitorëve për një tërheqje turistike triditore në fshatrat e bukur dhe malorë të vendit.

Si pjesë e projektit “AgroTourism Albania”, kjo tërheqje turistike do të fokusojë fermat që kanë punuar shumë për të zhvendosur aftësitë e tyre nga bujqësia në turizëm duke ofruar eksperienca autentike, ushqime të shkëlqyera, kurse gatimi dhe akomodim në bujtina, të gjitha këto duke e parë Shqipërinë në shijen e saj natyrale, shkruan kjo faqe, transmeton “ATSH”.

Për fermat në zonat e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës ideja është që t’i përgatisin ato për sezonin e ardhshëm turistik, përcjell albinfo.ch.

“Vizitorët do të përfshijnë partnerët tregtarë ndërkombëtarë, gazetarët e udhëtimit dhe agjencitë shqiptare të turizmit.

Veprimtaria do të përfshijë ecje, degustimin e verërave, pjekjen e byrekut dhe bërjen e reçelit.

Takimi triditor do të shërbejë gjithashtu dhe si prezantim për markën “OriginAL” të produkteve 100% të certifikuara shqiptare, të tilla si çaji dhe mjalti, të cilat u ofrojnë vendasve një mënyrë për të tregtuar më tej pikat e tyre të forta.

Fermat që marrin pjesë në projekt përfshijnë: Fermën Devin në fshatin Qerret; Fermën Anete dhe Dioniz Marku në fshatin Ganjollë; Rruga e Mullirit në fshatin Reç; Kantina Kopliku në Koplik; Shega Agroturizëm në Muriqan; dhe Agroturizmin Lajthiza e Vogël në Pukë.

Familjet e fermave që marrin pjesë në këtë tërheqje janë trajnuar për përgatitjet për një zhvendosje në industrinë e turizmit.

Gjatë vitit të kaluar, iniciativa “Brand Albania”, e mbështetur gjithashtu nga USAID, ka udhëhequr seminarin “Learning by Doing” në ndarjen e aftësive të qëndrueshme dhe në përgatitjen e fermave, me qëllim përsosjen e produkteve dhe marketingun e tyre në një treg turistik në rritje në Shqipëri.

Turistët që dëshirojnë të rezervojnë një qëndrim në një nga gjashtë fermat mund ta bëjnë këtë në internet nëpërmjet platformës “IntoAlbania”, përfundon “Lonelyplanet”.

Lini një Përgjigje