Lopa qe peshon sa një makinë

Një lopë 194 centimetër e gjatë po bëhet virale në rrjetet sociale. Lopa ndodhet në Australi, ndërsa pronari i saj Geoff Pearson ka vendosur ta quajë “Knickers”.

Pronari shpjegon se lopa peshon sa një makinë, plot 1.400 kilogram, teksa mund të shitet për eksport për shkak të madhësisë. Sipas pronarit, “Knickers” i shërben për mirë fermës së tij.

Të gjitha kafshët e tjera tërhiqen nga Knickers dhe sipas tij, është shumë e thjeshtë që ti dërgosh për kullotje.

“Knickers” është lopa e dytë më e madhe në planet, teksa vendin e parë e mban një lopë e cila peshon 2,267 kilogram, ndërsa është e gjatë 2 metra.