Lopët dalin për t’u shetitur në rrugën B

Nuk është hera e parë që lopët shëtiten nëpër rrugët e kryeqytetit, ani pse një gjë e tillë nuk duhej të ndodhte asesi. Në rrugën B, në Prishtinë, shihen dy lopë duke parakaluar në rrugë.

Një lexues i Gazetëd Metro ka dërguar këto pamje ku shihen dy lopë duke parakaluar. Kafshët janë fotografuar konkretisht përballë Viva Fresh Store në rrugën B.