Loriana kualifikohet në finale

0
466
Loriana Kuka ka vazhduar me fitore në Grand Prix të Izraelit. Ajo ka arritur ta mposht xhudisten britanike, Powell. 

Me këtë fitore ajo ka arritur në finalen e Grand Prix, ku takohet me sllovenen Klara Apotekar
Sukseset e njëpasnjëshme e kanë kualifikuar xhudisten tonë deri në finale të kësaj gare që do të thotë se ajo tashmë e ka të sigurt një medalje.
“Loriana Kuka ka siguruar medaljen në Gran Prix Tel Aviv 2019”, shkruan në njoftimin e publikuar në Faqen e KOK-ut në Facebook.
“Xhudistja jonë u kualifikua në finale, ku takohet me sllovenen Klara Apotekar. Finalja zhvillohet pas orës 16:00”, thuhet më tej në njoftim.