Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë për Kosovën

Loriana Kuka ka arritur të stoliset me medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja që la Zvicrën për të përfaqësuar Kosovën mundi gjermanen Luise Malzahn në duelin për vendin e tretë në kategorinë -78kg.

Gjatë rrugëtimit, në meçet pre-eliminare, 22 vjeçarja fitoj kundër britanikes, Katie Brown. Humbi nga holandezja Guusje Steenhuis. Pastaj në “Repechage” triumfoj kundër një tjetër gjermane, Anna Maria Wagner.

Ky është suksesi më i madh në karrierë për mbesën e mjeshtrit, selektorit Driton Kuka

Ndryshe, Loriana është kampione evropiane në fuqi për moshat U23 dhe llogaritet e ardhmja e xhudos kosovare.