Loriana Kuka kalon në finale

0
317

Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës edhe një medalje tjetër nga turneu i xhudos, Grand Prix, në Tbilisi, pasi e mposhti xhudisten franceze Estelle Posvite. Kështu ajo ka kaluar në finale.

Kuka e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të luftojë për medalje të artë në finale. Nora Gjakova e fitoi të artën në kategorinë -57 kilogramë në këtë turne të premten.

Xhudistja kosovare e mundi francezen Postive në gjysmëfinale të turneut që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

Kuka, e cila është duke garuar në kategorinë -78 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë.

Ndërsa për një vend në çerekfinale, ajo e mundi xhudisten iraniane Rani Rani në luftën e saj të parë në rundin e dytë.

Në çerekfinale, e mposhti Ilona Lucassen e Holandës me ippon, kurse në gjysmëfinale e fitoi luftën kundër francezes, Estelle Posvite.

Në finale, Kuka përballë do ta ketë kubanezen Kaliema Antomarchi.