Lorik Arifaj: RTK mund të cilësohet televizion shtetëror, si ai i Koresë së Veriut dhe Azerbajxhanit

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Lorik Arifaj ka thënë se miratimi i Ligjit për Pagat në sektorin publik, duke e përfshirë edhe RTK-në në të, është skandaloz.
“I vetmi medium publik ne vend, tashme lirisht mund te cilësohet shtetëror si ai i Koresë se Veriut dhe Azerbajxhanit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
“Kjo nuk ka te beje aspak me vlerat e demokracisë së një vendi por me inatet personale dhe interesat e grupeve te ndryshme”.
Ndryshe, që prej sot Televizioni Publik do të ketë statusin e televizionit shtetëror. Pagat në këtë institucion do të rregullohen me Ligjin për Pagat sikurse për secilin shërbyes publik.
Vetëm deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kundërshtuar këtë gjë – duke propozuar edhe një amandament kundër, por që nuk mori votat e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit.