Lorik Cana iu kundërpërgjigjet serbëve që shfaqen urrejtje në postimin e Dua Lipës

Edhe legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, është përfshirë së fundmi një postim të Dua Lipës, që shfaqi edhe një herë ndasitë mes serbëve dhe shqiptarëve.

Këngëtarja me famë botërore dhe me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, së fundmi ka publikuar një foto të flamurit të njohur si ‘AUTOCHTHONOUS’, që për herë të parë u shfaq në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

https://www.instagram.com/p/CC1bN9Wsx1a/?utm_source=ig_web_copy_link

“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”– shkroi Dua Lipa krahas fotos.

E kjo foto ka ndezur mediat në Serbi dhe jo vetëm. Edhe në foton e publikuar, Dua Lipa mori shumë komente ofenduese nga serbët.

Ajo nuk iu kundërpërgjigj atyre, mirëpo një kundërpërgjigje ia dha ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana.

“Fytyra ime për serbët që na urrejnë në postimin e Dua Lipës” – ka shkruar Cana, duke ironizuar me serbët. /gazetametro.net