Lufta me koronavirusin/ Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë: Më në fund, optimizëm në horizont

0
977

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku i njohur Erion Dasho shkruan se po shtahen lajmet e mira për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në teksa tregon se 3-4 ekipe prestigjioze në Europë, USA dhe Kinë kanë nisur provat e vaksinës në njerëz.

Sipas tij, investimi i Komisionit Europian për kompaninë gjermane CureVac prej 80 milionë Euro garanton fonde të mjaftueshme për të ecur me ritme super të shpejta teksa shton se agjencia rregullator e Kinës miratoi medikamentin e parë në gjendje të trajtojë virusin dhe të ngadalësojë përhapjen e tij të mëtejshme.

Reagimi i plotë:

#nukështëgrip

#lajmetëmira

Shtohen lajmet pozitive nga menaxhimi i epidemisë së koronavirusit.

  1. Tre-katër ekipe prestigjioze në Europë, USA dhe Kinë kanë nisur provat e vaksinës në njerëz. Investimi i Komisionit Europian për kompaninë gjermane CureVac prej 80 milionë Euro garanton fonde të mjaftueshme për të ecur me ritme super të shpejta.
  2. Agjencia rregullator e Kinës miratoi medikamentin e parë në gjendje të trajtojë virusin dhe të ngadalësojë përhapjen e tij të mëtejshme. E gjithë kjo në më pak se tre muaj nga fillimi i epidemisë.
  3. Me kaq shumë vende të prekura, tashmë po kuptohet qartë se cilët janë më të rrezikuarit – të moshuarit dhe personat e sëmurë. Këto kategori kanë nevojë për superkujdes që të mos preken nga virusi.

Më në fund, optimizëm në horizont, që gjithsesi nuk duhet të bëjë askënd të injorojë masat parandaluese.