Lufta ndaj UÇK-së, tashmë e institucionalizuar

0
120

Shkruan: Metush Kryeziu

Kjo luftë speciale, tashmë është në krye të shtetit tonë, me bartëse ministren e punëve të jashtme.

E tash pra, është koha, fol Ministre Shwarz.

Dikur ndoshta edhe s’ke pasur përgjegjësi, kur deklaroje se ke informata dhe i ke dërguar në gjykatën speciale. Por tash kur je në krye të diplomacisë së shtetit, duhet ta dijmë të gjithë se çfarë informate ke dërguar në gjykatën speciale për krerët e UÇK-së?

Çfarë krimi bënë ata (përveç që udhëhoqën luftën për liri)?

Për cilat pika të aktakuzave ndaj tyre je meritore? A ke dërguar informata të tjera, përveç atyre të Serbisë?

A është komplet ministria e punëve të jashtme në këtë linjë të veprimit?

A jeni duke u dhënë ende informata, apo e keni kryer misionin krejt e drejt?
se nuk je vetëm ti që mendon se lufta e UÇK-së ishte kriminale, por tash ke pergjëgjësi të na tregosh se çfarë krimi kanë bërë Çlirimtarët,

Ministre, ti ke obligim moral dhe institucional të Pergjigjësh.

Kush po i bëhet sot armik UÇK-së dhe cila është nevoja e këtyre politikanëve për një “performansë” kundër çlirimtarëve?

(Autori është kryetar i OVL të UÇK-së dega në Malishevë)