Luiza Gega, kampione e Ballkanit në 3000 m

0
233

Luiza Gega ka dalë e parë në garën ballkanike të 3000 m, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë 9 minuta e 06 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera.

Një vit më parë po në Stamboll, atletja 29-vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë./Gazeta Express/