Luizit i ndodh e papritura me Instagram, fansat të shqetësuar për të

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me pothuajse secilin veprim që bën.

Dalja e tij me fitore nga BBVA e ka bërë atë një prej personazheve më të kërkuar dhe më të ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Një zhurmë e madhe për llogarinë e tij të Istagramit ishte bërë gjatë kohës sa ai ishte brenda shtëpisë së famshme duke fituar mijëra ndjekës brenda një kohe të shkurtër.

Por, pas një ‘beteje’ se kush kishte më shumë të drejtë për të menaxhuar Instagramin e tij, adresa e vjetër u mbyll dhe një tjetër u hap një javë para përfundimit të BBVA.

Por, ditën e sotme (e mërkurë) edhe llogaria e Instagramit me emrin ‘Its Luiz Ejlli’ tashmë nuk figuron dhe një kërkim i thjeshtë lë të kuptohet se ajo është zhdukur.

Fansat e tij menjehere kane vershuar me komente ku dyshojne se edhe kete llogari ia kane marre dikush per te perfituar nga ai, por mbetet te shohim nese vete ai do te djal me ndonje njoftim per te sqaruar.

Lini një Përgjigje