Lukaku e Martinez i japin fitoren Interit në Napoli (Video)

0
232

Inter nuk ndalet për titullin kampion dhe duket se do të luftojë deri në fund. E tregon fitorja 1 – 3 në Napoli, në një nga transfertat më të vështira në Serie A.

Zikaltrit kishin 23 vite që nuk fitonin në San Paolo, që nga viti 1997, por këtë herë ata kanë bërë një ndeshje të madhe duke marrë tri pikë të rëndësishme në luftën për titull.

Lukaku shfrytëzon një gabim të Allan në mesin e fushës dhe pasi ka kaluar edhe Hysajn, ka dërguar topin në rrjetë. Pas pak Lukaku ka dyfishuar rezultatin pas një tjetër gabimi të vendasve.

Pas dygolëshit, Lukaku rimerr vendin e dytë në listën e shënuesve më të mirë me 14 gola, një më shumë se Ronaldo dhe 5 më pak se kryesuesi Immobile.

Megjithatë, Milik ka ngushtuar diferencën pesë minuta më vonë. Pas pushimit sfida mbeti e ndezur dhe me mundësi në të dyja portat. Interi ka shënuar golin e tretë me Lautaro Martinez në të 62-ën dhe ka arritur ta menaxhojë pa shumë probleme ndeshjen deri në