Lulja e oborrit, vaksinë për gripin dhe dhjetëra sëmundje të tjera. Si ta përgatitni?

Gjethet e luleradhiqes janë të pasura në vitamina dhe mund të përdoren në sallata dhe vakte të ndryshme pasi do t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të përfitoni përbërësit e duhur. Rrënjët e luleradhiqes luftojnë kancerin dhe shumë probleme të ndryshme shëndetësore. Sot po iu sjellim mënyrën e saktë të përgatitjes:

Përbërësit: 400 gr luleradhiqe, 4 feta limoni, 4 feta portokalle, 3 litra ujë.

Përgatitja: Vendosni përbërësit në ujë dhe lërini për 24 orë, më pas shtoni 2 filxhanë kafeje sheqer, dhe lëreni të ziejnë për 1 minutë. Kur përzierja të bëhet e trashë si një shurup hiqeni nga nxehtësia dhe vendoseni nëpër kavanozë të sterilizuar.

Receta e përgatitjes së çajit të luleradhiqes: Çaji i luleradhiqes është i përbërë nga gjethet e thara, të prera të kësaj bime. Merrni një lugë çaji dhe mbusheni me ekstraktin e kësaj bime dhe shtojeni në ujë të nxehtë, kullojeni dhe çaji është gati.