Lumi Lushta del nga shtrati, uji hyn në oborret e shtëpive (Video)

Vërshimet e mëdha me përmbyjte të ujit kanë përfshirë gjithë vendin tonë.

Në lagjen Bair të Mitrovicës, më saktësisht në rrugën “Fadil Seferi”, uji ka vërshuar këtë pjesë dhe ka depërtuar nëpër oborret e qytetarëve, shkruan Jepi zë.

Qytetarët e kësaj lagjeje i kanë thënë Jepi zë, se tashmë nuk po mund të lëvizin përmes rrugës në lagje, pasi niveli i ujit është rritur.

Sipas tyre, ata frikësohen se uji do të ju depertojë edhe nëpër shtëpitë e tyre.

Ndryshe, shteti i Kosovës por edhe rajoni është duke u përballur me vërshime të mëdha këtyre ditëve.

Lini një Përgjigje