Lumir Abdixhiku tregon pse ia refuzoi darkën Albin Kurtit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi në Pressing në T7 arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se ftesa e Kurtit nuk ishte e sinqertë e as e vërtetë.

“Ftesa nuk ishte as e sinqertë e as e vërtetë, nuk ishte e sinqertë sepse në tekstin e ftesës flitej për agjendë legjislative që dy kryetarë partish s’kanë qa takohen kur kanë përfaqësuesit në kryesinë e Kuvendit. Përmbajtja ishte se flitej për zgjedhje, e dyta nuk ishte e vërtetë sepse në këto tri vite të Qeverisë ne si parti opozitare përkundër faktit që kemi shtruar dorën e bashkëpunimit, jemi përballë me një përbuzje dhe një propagandë të pashoq të kryeministrit dhe qeverisë”, tha Abdixhiku.

“Tani unë nuk mund ta strehoj gjithë betejën politike të ndyrë në gjashtë mujorin e fundit të mandatit, është tepër vonë”, u shpreh ai.

“Për çështjen e veriut edhe ishim takuar, për çështje të sigurisë kishim marrë pjesë. Por jo për çështjen e draft-statutit të Asociacionit, ai nuk e kishte parë të arsyeshme të ndajë me partitë opozitare një dokument të tillë e kishte Vuçiqi shumë para nesh”, deklaroi tutje Abdixhiku.

Lini një Përgjigje