Lutfi Haziri në funksion të gares për të parin e LDK-së luan rolin e unifikuesit

0
297

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet që do të mbahen për të parin e kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se LDK-së i duhet unitet për ta mbajtur këtë familje të madhe politike.

Sipas tij, këto zgjedhje duhet të shërbejnë jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre.

Ky është postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre. Zgjedhje, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut…