Lutfi Haziri: Të zgjidhet pozita e presidentit, ose vendi shkon në zgjedhje

0
72

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka deklaruar se pozita e presidentit duhet të zgjidhet me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.

Haziri po thotë se LDK po kërkon nga Vetëvendosje zgjidhjen e të gjitha çështjeve, ashtu siç e zgjidhen pozitën e kryeministrit dhe kryetarin e Kuvendit.

Ai po thotë se pozita e presidentit duhet të zgjidhet tani me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vendi do të shkon në zgjedhje apo në një krizë institucionale më vonë nëse nuk zgjidhet kjo tani.

“Ne nuk po themi e as nuk po kërkojmë asgjë tjetër, pos zotime që LDK dhe Vetëvendosje ashtu siç e zgjedhin kryeministrin, ashtu siç e zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, të marrin zotime që në frymën e Kushtetutës, në mbështetje të partnerëve të koalicionit ta zgjedhin Presidentin e ardhshëm, sepse vendi shkon ose në zgjedhje ose në krizë institucionale nëse ne nuk e zbardhim marrëveshjen nesër ose pasnesër, dëshirojmë me evitu çdo krizë”, tha Haziri.

“LDK dhe Vetëvendosje po finalizojnë marrëveshjen dhe bisedimet po shkojnë drejt përfundimit dhe diskutimit të gjitha çështjeve”, tha Haziri.

“Isa Mustafa si kryetar i LDK’së, ka mandatin e tij të plotë që të arrijnë një koalicion dhe një marrëveshje me Vetëvendosjen”, tha Haziri, tha ai në RTK.

“Diskutimi për presidentin ka të bëjë me eliminimin e çdo llojë krizë që mundet të na krijon gjatë qeverisjes dhe rrugës tonë si dy parti në koalicion”, tha Haziri.