Ma e mirë PDK a VV? Përgjigjet Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj sot ka vendosur të iu përgjigjet, pyetjeve nga më të ndryshmet të qytetarëve përmes rrjetit social, Instagram.

Një nga pyetjet që atij iu shtruan, ishte që Molliqaj të zgjedhë mes PDK’së dhe VV’së.

“Ma mire PDK a VV”, ka pyetur një qytetar.

Molliqaj në përgjigjen e tij, ka thënë se këto dy parti janë të pakrahasueshme.

Siç thotë ai, “PDK-ja ka shkatërruar vendin tonë, prandaj duhet të largohet nga pushteti urgjentisht”.

Ndërsa, një mendim hiq më të mirë se ka as për partinë pjesë e të cilës ishte deri vonë dhe liderin e saj, Albin Kurtin.

Vetëvendosjen Molliqaj e sheh si një sekt, ku gjithçka sillet rreth profetit, duke aluduar në Albin Kurtin.

“VV, fatkeqësisht është shndërruar në një sekt ku gjithçka sillet rreth ‘profetit’. nuk e kanë ndonjë politikë konkrete dhe vetëm bëjnë zhurmë e vajtojnë”, ka shkruar Molliqaj.