Macja kundër gjarprit, ja kush e fiton betejën (video)

Një mace është incizuar duke zbrapsur një gjarpër agresiv, i cili tentoi të futej në shtëpinë e pronarit të kafshës shtëpiake.

Prezenca e gjarpërinjve të të helmueshëm është më se e shprehur në një zonë të Indonezisë, meqë këta të fundit vijnë nga kanalet e krijuara për kanalizim, sipas Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, banorët e rajonit detyrohen të mbajnë mace, të cilat shërbejnë si gardianë të familjeve të tyre nga zvarranikët.

Në një video të siguruar nga një dëshmitar tregon zbrapsjen e gjarprit, si rezultat i rezistencës së kafshës shtëpiake ndaj kafshës së natyrës së egër.

Ndiqeni atë më poshtë.