Macron premton rritjen e rolit të Francës në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një ndër temat që zhvilloi kryeministri në detyrë Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në bisedën telefonike që kanë zhvilluar mbrëmë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidenti francez Emmanuel Macron, siç njofton kumtesa nga kryeministria, presidenti francez shprehu aprovimin për trajtimin e krizës shëndetësore prej qeverisë kosovare.

Kurti zhvillon bisedë telefonike me Macronin, flasin për koronavirusin, dialogun e tarifën

Gjithashtu, theksohet aty, folën për dialogun dhe angazhimin përkatës për një përgatitje të vërtetë dhe për një pjesëmarrje të vërtetë të palëve në këtë dialog.

“Në këtë perspektivë, presidenti Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura”, thuhet në njoftim.